MENU
klinika

"Qëndroni në shtëpi!"

Një jetë e re lindi si rreze drite, personeli mesazh qytetarëve

23.03.2020 - 18:39

Një jetë e re ka lindur në Berat në këto ditë të vështira që po kalon Shqipëria nga frika e përhapjes së koronavirusit.

foto galeri

Si një rreze drite e jete të re që mposht vdekjen, drejtoresha e Spitalit Rajonal Berat, mjekja gjinekologe, Edlira Shkëmbi, ka postuar sot në faqen e saj lindjen e një fëmije.

foto galeri

Fotoja është bërë në Repartin e Gjinekologjisë nga vetë mjekja Shkëmbi, menjëherë pas lindjes së bebes. Si drejtoreshë e Spitalit Rajonal Berat, ku prej një muaji është përshtatur edhe një ambient karantinimi që fatmirësisht nuk është përdorur asnjëherë, mjekja Shkëmbi ka postuar në faqen zyrtare të Spitalit Rajonal Berat edhe foto ndërgjegjësimi për situatën e krijuar në vend.

foto galeri

Me pankarta në duar, mjekë, infermierë dhe punonjës të Repartit të Urgjencës u kanë kërkuar qytetarëve beratas të rrinë në shtëpi dhe të respektojnë masat mbrojtëse për të ndihmuar veten dhe të tjerët.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier