MENU
klinika

Kombëtarja e futbollit

Një miqësore në dyshim, me Slloveninë luhet në…

09.03.2020 - 18:06

FSHF ka planifikuar dy takime miqësore në fund të muajit mars për Kombëtaren, më datë 27 dhe 30, respektivisht ndaj San Marinos dhe Sllovenisë. Të dyja ndeshjet duhej të zhvilloheshin në Itali, mirëpo me situatën e rënduar në shtetin fqinj prej Koronavirusit, ka bërë që të ndryshohet krejtësisht axhenda.

Kështu, ndeshja me San Marinon është drejt anulimit, ndërsa ajo me Slloveninë, që është edhe më e rëndësishmja për shkak të nivelit teknik të kundërshtarit, do të luhet, por në një tjetër lokacion.

Sfida me Slloveninë tashmë nuk do të zhvillohet në Udine të Italisë, por në shtëpinë e sllovenëve, në qytetin Koper. Lajmi është zyrtarizuar nga Federata e Sllovenisë dhe në këtë mënyrë takimi i shpëton anulimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Skënderbeu-Kukësi e Vllaznia-Partizani

Covid-19, vendoset çfarë do ndodhë me 2 ndeshjet e sotme

Vendimi pas rasteve të Koronavirusit

Ndalet basketbolli shqiptar, asnjë ndeshje