MENU
klinika

Solidarizimi

Një tjetër stadium në ndihmë për luftën ndaj Covid-19

29.03.2020 - 12:59

Stadiumi i Zagrebit ishte i pari që u shndërruar në spital për të prekurit nga Covid-19, më pas në Brazil në Sao Paolo, më vonë Real Madrid vuri në dispozicion “Bernabeun” dhe tashmë është radha e një tjetri klub gjigant që të ndihmojë me stadiumin e tij.

Kampionët në fuqi të Manchester City kanë vendosur në dispozicion stadiumin “Etihad”, në shërbim të punonjësve të shëndetësisë prej kësaj jave. Doktorët dhe infermierët e shërbimit shëndetësor në Manchester do ta shfrytëzojnë impiantin për qëllime trajnimi gjatë periudhës që do të luftohet pandemia e Koronavirusit.

Asnjë pacient nuk do të trajtohet në spitalin e përkohshëm në “Etihad”, i cili ndodhet vetëm 3 km larg kompleksit kryesor të Karantinës së Manchesterit. Për momentin “Etihad” e ka ndërprerë aktivitetin e tij futbollistik, sepse sezoni është ndërprerë deri në fund të muajit prill.

City dhe United dhuruan 100 mijë paund për të furnizuar bankat e ushqimeve gjatë pandemisë. Në 2017-ën, “Etihad” u shndërrua në një zonë sigurie për grumbullimin e familjeve pas atentatit të Arenën e Manchesterit, gjatë një koncerti të Ariana Grandes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Strehimi për pacientët me Covid-19

Stadiumi i Sao Paolos kthehet në spital të hapur