MENU
klinika

Oferta për argjentinasin

Operacion 120 mln € i Barçës për Lautaron

04.03.2020 - 15:04

Lautaro Martinez ka përfunduar në orbitën e Barcelonës. Sulmuesi argjentinas ka mahnitur Interin me paraqitjet e tij këtë sezon, çka ka ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha europiane.

Barcelona duket se është edhe skuadra që e kërkon me doemos 22-vjeçarin në ekip dhe për këtë është gati të bëj çmendurira. Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali dhe Spanjë, katalanasit po përgatisin një ofertë faraonike për të marrë Martinez nga zikaltrit.

Plot 70 milionë euro parashikohet të derdhën në arkat e klubit nga Milano, të cilat pritet të shkojnë paketë së bashku me dy futbollistë të organikës së skuadrës së drejtuar nga Setien.

Bëhet fjalë për mesfushorin e mjaftdëshiruar nga Antonio Konte, Arturo Vidal dhe mbrojtësin portugez Nelson Semedo. Operacion që kap vlerën totale në 124 milionë euro, shifër që do të kënaqte disi kërkesat e Interit që kërkojnë të paktën 150 milionë euro për kartonin e Martinez, të blerë dy vite më parë për vetëm 25 milionë euro.

Për futbollistin e kombëtares argjentinase, i cili ka shënuar deri më tani 17 gola në 48 paraqitje me Interin, ka pasur interes edhe nga Chelsea e Manchester United, por dëshira për të punuar me Lionel Messin mund ta shtyjë Martinez të vishet blaugrana.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pritet të dominojnë deri në 2030

10 futbollistët fenomenë të dekadës së re