MENU
klinika

"Po na dhunon policia"

Panik në gjimnazin “Janaq Kilica”, prindërit futen në shkollë

05.03.2020 - 11:39

Mesditën e djeshme, dhjetëra nxënës të gjimnazit “Janaq Kilica’ në Fier u shtruan në spital, pasi shfaqën probleme me frymëmarrjen, shenja helmimi dhe të vjella. Spitali rajonal deklaroi se janë 58 nxënës dhe dy mësues që ishin paraqitur në spital me shenja intoksikacioni për të marrë trajtim në këtë spital dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.

Pas helmimit të 58 nxënësve, policia ka proceduar penalisht 2 nxënës të shkollës së mesme “Janaq Kilica” në Fier. Ata dyshohen se kanë përdorur sprajt me lëndë gazi, në ambientet e brendshme të shkollës. Pas helmimit të ditës së djeshme, mësimi në shkollën “Janaq Kilica” në Fier ka nisur normalisht mësimi ditën e sotme, ndërkohë që u vu re edhe prania e policisë. Në gjimnaz nxënësit janë shoqëruar edhe nga prindërit e tyre që i presin në ambientet e jashtme të shkollës.

Mëngjesin e sotëm, familjarët kanë hyrë në ambientet e shkollës për tu interesuar për situatën e shkollës pas helmimit të një dite më parë. Një prej familjarëve denoncon se policia e ka dhu nuar. “Jam një familjar, vij për të pyetur për fëmijën tim dhe në momentin që futem brenda një polic më vë thonjtë në grykë dhe nuk më lejon që të marrë informacion se çfarë ka ndodhur dje. Unë fëmijën e kam pasur në spital. Unë u futa në shkollë dhe polici me dhunon, më ka vënë thonjtë në gryke. Nuk e di çfarë po bëhet me këtë shtet të poshtër që po na degjeneron fëmijët. Unë vij për tu interesuar dhe këta tallen me ne. Polici më ka vënë thonjtë në grykë”, thotë familjari.