MENU
klinika

Ja për çfarë bëhet fjalë

Për të gjithë të izoluarit, Loredana ka një surprizë!

19.03.2020 - 08:52

Situata e pandemisë Covid-19 ka detyruar botën të izolohet në shtëpi për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Sigurisht të qëndrosh gjatë gjithë kohës në shtëpi “nuk shtyhet”, mirëpo reperja Loredana Zefi e ka një lajm të mirë për të gjithë ne.

Gjatë kësaj kohe, Loredana ka punuar për këngën e saj më të re të titulluar “Freitag”, e cila do të na shoqërojë këto ditë izolimi.

“Freitag” në shqip përkthehet “E premte” dhe do të lançohet pikërisht këtë të premte, më datën 20.

“Freitag” do të lançohet në 12:00, ndërsa ne po shpresojmë për të tjera projekte,që të na shoqërojnë këto ditë, teksa mbrojmë veten dhe njëri-tjetrin duke qëndruar të izoluar në shtëpi.