MENU
klinika

Nga The Hill

Pse demokracitë i përballojnë më mirë krizat?

19.03.2020 - 16:53

Sapo Partia Komuniste Kineze pranoi se koronavirusi në Wuhan po përhapej kudo, ajo mobilizoi aparatin parti-shtet për të “përmirësuar imazhin e vet”.

Dhjetëra mijëra njerëz janë ende të sëmurë në Kinë. Në një rast urgjent si pandemia, a sundon autoritarizmi apo demokracia?

Partia Komuniste Kineze sigurisht dëshiron që ju të mendoni se sigurisht autoritarizmi sundon.

Është e vështirë të parashikosh drejtimin që do të marrë virusi në Shtetet e Bashkuara, por tashmë ka prova që demokracitë mund të kenë sukses në shmangien e një epidemie.

Ata që shikojnë me admirim Republikën Popullore të Kinës duhet të shikojnë vetëm 80 milje në juglindje. Në Tajvan, autoritetet deri më tani kanë “frenuar” efektivisht virusin, dhe ata e kanë bërë këtë pa kufizimin masiv të lirive civile të ndërmarra në Kinë.

Qasja e Kinës ka të bëjë me censurimin, ndalimin e lajmeve dhe gazetarëve, kufizimet drakoniane të lëvizjes individuale.

Tajvani, nga ana tjetër, është mbështetur në transparencë, kërkime proaktive për raste të mundshme, përdorim të përgjegjshëm të të dhënave, gjurmime të kontakteve, dhe mbështetje të qeverisë për individë të sëmurë dhe ata në karantinë.

Scott Gottlieb në Institutin e Ndërmarrjeve Amerikane dhe Caitlin Rivers të Qendrës Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore, thonë se “Matja e kontributit relativ të secilit nuk është e pamundur.”

Masa e parë e Pekinit është të kontrollojë njerëzit, informacionin, madje edhe idetë.

Ndërkohë, Taipei, zgjodhi një qasje teknokratike për të luftuar virusin, në përputhje me vlerat e tij liberale.

Tani, kur Pekini të mburret për sukseset e tij në luftimin e sëmundjes, Uashingtoni duhet thjesht t’i tregojë se Taipei e bëri më mirë.

Do të ishte shumë më mirë të merrrej si shembull Tajvani, i cili është i izoluar ndërkombëtarisht, mohoi anëtarësimin në Organizatën Botërore të Shëndetit, nën kërcënimin e vazhdueshëm ushtarak nga Kina, dhe megjithatë vendosi një standard global në luftimin e një epidemie.

Kina mund të jetë e pasur dhe e fuqishme, por demokracia e Tajvanit nuk mund të mposhtet.

Michael Mazza është pjesë e Institutit Amerikan të Ndërmarrjeve, Institutit Global Tajvan dhe Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara. Gary Schmitt është studiues në Institutin Amerikan të Ndërmarrjeve.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Hill/ konica.al