MENU
klinika

E mori te Hannover

Rasti i parë i një futbollisti shqiptar me Covid-19

17.03.2020 - 14:21

Regjistrohet rasti i parë i një futbollisti shqiptar me virusin Covid-19. Koronavirusi prek edhe kombëtaren e Kosovës. Bëhet fjalë për futbollistin Valdrin Mustafa, i cili pas daljes pozitiv në testin e bërë nga mjekët, është mbyllur në karantinë së bashku me familjen e tij.

Futbollisti i kombëtares U-21 të Kosovës dyshohet se është infektuar nga shoku i tij i skuadrës, Timo Huberts. Mbrojtësi i Hannoverit në Bundesliga u bë lojtari i parë në Bundesligën gjermane që rezultoi pozitiv dhe kontaktet me shokët e ekipit e kanë rritur numrin e të prekurve mes futbollistëve. Gjendja e ish-futbollistit të kombëtares shqiptare raportohet të jetë e mirë.

Gjithsesi, presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi e ka kontaktuar, duke i kërkuar që ta kalojë edhe këtë sfidë me durim e kurajë dhe pa panik. Mustafa është futbollisti i ekipit të parë të Hanoverit dhe bëhet kështu lojtari i parë shqiptar i prekur nga koronavirus. Në Shqipëri ende nuk është deklaruar ndonjë rast nga sportistët apo stafit të klubeve, qoftë në futboll, qoftë në sportet e tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN