Cilët janë 20 futbollistët e rinj më të shtrenjtë në botë? Të gjithë janë të lindur në vitin 2000 ose më vonë. Në vendin e parë është talenti i Borussia Dortmund, Jadon Sancho, që sipas Observatorit të Futbollit Europian të Statistikave, vlen 198.5 milionë euro.
Sancho mbushi 20 vjeç më 25 mars dhe shikohet si një lojtarët me të ardhme të madhe. Shumë klube janë të interesuar për të dhe nuk do të ishte habi që vitet e ardhshme ta shihnim në një prej skuadrave më të mëdha të botës.
Në vend të dytë renditet po një lojtar i Dortmund, pikërisht sulmuesi norvegjez Erling Haaland, që kushton 101 milionë euro. Një diferencë e frikshme me vendin e parë. Haaland u shit nga Salzburg te Dortmund për 22.5 milionë euro, ndërsa sot norvegjezi i kalon 100 mln eurot në treg. Kjo nga paraqitja fantastike që bëri me fanellën verdhezi në fillimin e këtij viti.
Podiumin e plotëson Goes Rodrygo i Real Madrid, që vlen 88.9 milionë euro, i ndjekur nga tjetër lojtar i Real Madrid, Vinicius Junior, që kushton 73.9 milionë euro. Lojtarët e rinj më të kushtueshëm luajnë kryesisht në Bundesliga, La Liga dhe Premier League.
Serie A përfaqësohet me tre futbollistë në top 20. Lojtari i Parmës, Dejan Kulusevski, ndodhet në vend të 15-të, që vlen 39.6 milionë euro, ndërsa Sandro Tonali i Brescia-s në vendin e 17-të, me vlerë 36.8 milionë euro.
RENDITJA
20- William Saliba (Saint-Etienne – Arsenal), 26,7 millions d’euros
19- Benoît Badiashile (AS Monaco), 27,2 millions d’euros
18- Hamed Traoré (Sassuolo), 27,6 millions d’euros
17- Sandro Tonali (Brescia), 36,9 millions d’euros
16- Ryan Sessegnon (Tottenham), 38,9 millions d’euros
15- Dejan Kulusevski (Parme – Juventus), 39,6 millions d’euros
14- Max Aarons (Norwich), 40,4 millions d’euros
13- Takefusa Kubo (Mallorca – Real Madrid), 41,2 millions d’euros
12- Ansu Fati (FC Barcelone), 42,7 millions d’euros
11- Ozan Kabak (Schalke 04), 43,5 millions d’euros
10- Moïse Kean (Everton), 46 millions d’euros
9- Phil Foden (Manchester City), 50,4 millions d’euros
8- Mason Greenwood (Manchester United), 50,6 millions d’euros
7- Eduardo Camavinga (Rennes), 53 millions d’euros
6- Ferran Torres (Valence), 55,2 millions d’euros
5- Callum Hudson-Odoi (Chelsea), 72,3 millions d’euros
4- Vinicius Junior (Real Madrid), 73,9 millions d’euros
3- Rodrygo Goes (Real Madrid), 88,9 millions d’euros
2- Erling Haaland (Borussia Dortmund), 101 millions d’euros
1- Jadon Sancho (Borussia Dortmund), 198,5 millions d’euros