MENU
klinika

Masat e fundit

Rritet numri i viktimave nga Koronavirusi në SHBA

07.03.2020 - 17:18

Numri i vdekjeve nga Koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 17 kur zyrtarët shëndetësorë në Florida raportuan dy vdekjet e para në shtet.

Vdekjet, të njoftuara të premten vonë, janë të parat të regjistruara jashtë Bregut Perëndimor që kur epidemia arriti në Amerikë.

Më herët gjatë ditës, spitali i Seattle që kujdesej për shumicën e pacientëve me Koronavirus në Shtetet e Bashkuara, raportoi tre vdekje të tjera.

Institucionet kryesore dhe planifikuesit e ngjarjeve anuluan tubimet publike dhe ndërmorën hapa të tjerë për të luftuar virusin që po përhapet me shpejtësi. Universiteti Stanford tha se do të zhvillojë orë mësimi në internet për dy javët e ardhshme.

Festivali Southwest në Austin u anulua, po ashtu dhe dy festivale të mëdha në natyrë në Miami. Ndërsa shpërthimi rrezikoi Seattle dhe zonën e San Francisko Bay, ndërmarrjet e mëdha të teknologjisë u thanë punonjësve të punonin nga shtëpia.

Në Shtetet e Bashkuara, ka më shumë se 300 të infektuar, dhe të paktën gjysma e të gjitha shteteve kanë konfirmuar rastet. Hawaii, Minesota, South Carolina dhe Kentucky ishin ndër ato që raportuan rastet e tyre të para të premten, dhe 21 njerëz në një anije lundrimi në brigjet e California-s kanë rezultuar pozitivë për virusin.

Presidenti Trump nënshkroi legjislacionin të premten që siguron 8.3 miliardë dollarë fonde emergjente për të trajtuar shpërthimin e Koronavirusit./ WashingtonPost

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN