MENU
klinika

Bundesliga, java 25

Shkëputet Bayern, feston me fitore 120-vjetorin

08.03.2020 - 18:01

Bayern Munich ka mposhtur 2-0 Augsburg-un në ditën e 120-vjetorit të klubit. Takimi i vlefshëm për javën e 25-të të Bundesliga-s, që është luajtur në Allianz Arena, është zhbllokuar nga një gol i Muller në minutën e 53-të.

Sulmuesi ka marrë një pasim magjik nga Boateng dhe ka dërguar topin në rrjetë me një goditje fluturimthi. Në fundin e takimit, në minutën e 91-të, ka ardhur edhe goli i sigurisë për vendasit. Goretzka ka marrë një asist të mrekullueshëm nga Gnabry dhe nuk ka gabuar.

Nuk ka qenë një fitore e lehtë për Bayern-in, që në pjesën e parë të sfidës ka bërë vetëm dy gjuajtje drejt portës, gjë që nuk i ndodhte në një ndeshje të kampionatit të luajtur në shtëpi që nga dhjetori i 2014-ës kundër Leverkusen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN