MENU
klinika

Shorti

Shqipëria e Kosova njohin rivalët e Ligës së Kombeve

03.03.2020 - 18:53

Kombëtarja shqiptare e futbollit mëson rivalët e grupit në Ligën e Kombeve. Shqiqëria ka peshkuar Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin. Me pak fjalë, kuqezinjtë do të ndeshen me 3 skuadra të ish-republikave ruse në grupin 4 të Ligës C.

Një short jo i vështirë duke e krahasuar me edicionin e parë të Ligës së Kombeve, ku u ndeshëm me Skocinë dhe Izraelin. Shqipëria ka shmangur Grupin 3, në të cilën ka rënë Kosova. Dardanët në këtë grup do të përballen me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë. Përjashto këtë të fundit, 2 rivalët e tjerë janë të fortë.

Në Ligën A shorti ka vënë përballë ekipe të forta. Në Grupin 1 spikat Italia me Holandën. Në Grupin 2, Anglia dhe Belgjika do të duelojnë për të fituar grupin. Në Grupin 3 janë Portugalia, Franca, Suedia dhe Kroacia. Dhe në Grupin 4, do të përplasin brirët Spanja dhe Gjermania.

Gjashtë ndeshjet e grupeve do të luhen nga muaji shtator i këtij viti deri në muajin nëntor. Më pas, finalet do të zhvillohen në qershor të vitit të ardhshëm. Liga e Kombeve do të ndërthuret edhe me kualifikueset për në Botërorin 2022. Skuadrat e ligave të ulëta, përfshi Shqipërinë dhe Kosovën, nuk do të kenë mundësi për të siguruar një biletë për Katar 2022 nga Liga e Kombeve.

LIGA A

GRUPI 1: Holandë, Itali, Bosnjë Hercegovinë, Poloni

GRUPI 2: Angli, Belgjikë, Danimarkë, Islandë

GRUPI 3: Portugali, Francë, Suedi, Kroaci

GRUPI 4: Zvicër, Spanjë, Ukrainë, Gjermani

LIGA B

GRUPI 1: Austri, Norvegji, Irlandë e Veriut, Rumani

GRUPI 2: Republika Çeke, Skoci, Sllovaki, Izrael

GRUPI 3: Rusi, Serbi, Turqi, Hungari

GRUPI 4: Uells, Finlandë, Irlandë, Bullgari

LIGA C

GRUPI 1: Mali i Zi, Qipro, Luksemburg, Azerbajxhan

GRUPI 2: Gjeorgji, Maqedoni e Veriut, Armeni, Estoni

GREUPI 3: Greqi, Kosovë, Slloveni, Moldavi

GRUPI 4: Shqipëri, Bjellorusi, Lituani, Kazakistan

LIGA D

GRUPI 1: Ishujt Faroe, Letoni, Andorra, Malta

GRUPI 2: Gjibraltar, Lihtenshtejn, San Marino