MENU
klinika

Ka fituar 34 herë kampionatin vendas

Skënder Gega merr drejtimin e një skuadre

16.03.2020 - 17:27

Ndonëse në një situatë të pazakontë pas përhapjes së Coronavirusit, Skënder Gega ka marrë drejtimin e një skuadre në kampionatin jordanez. Ish-trajneri i Partizanit, që e shpalli kampion këtë skuadër sezonin e kaluar, ka arritur akordin me një klub për të vazhduar karrierën.

Bëhet fjalë për Al Faisal në Jordani. Klubi në fjalë është ai që dominon prej shumë kohësh futbollin në vend, por dëshiron që të bëjë emër edhe në kompeticionet ndërkombëtare. Ndaj ka rënë dakord që të nënshkruajë me Gegën për të shfrytëzuar nga njohuritë e tij që të lërë shenjë edhe në arenën ndërkombëtare.

Al Faisal është klub i cili ka fituar 34 herë titullin në Jordani, duke qenë rekordmeni në këtë vend sa i përket kampionateve të fituara. Për Gegën, kjo është eksperienca e parë që kur la drejtimin e Partizanit. Trajneri ishte në negociata me Kukësin dhe ra parimisht dakord me verilindorët para se presidenti Safet Gjici të ndërronte mendje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN