MENU
klinika

Ndihma në luftën ndaj Covid-19

Sportistja i rikthehet zanatit si infermiere

25.03.2020 - 17:51

Karriera kalon në plan të dytë kur bëhet fjalë për kontributin në luftën ndaj pandemisë së koronavirusit. Këtë ka zgjedhur të bëjw bukuroshja Victoria Wright. që ka lënë sportin e Curling për të riveshur uniformën e infermieres.

E paimpenjuar me stërvitje, për shkak që Kupa e Botës, e programuar për t’u mbajtur Kanada u shty, lojtarja e Curling zgjodhi t’u vijw në ndihmë kolegëve të saj në spitale. Ajo u rikthye për të shërbyer si infermiere në spitalin Forth Welly Larbert në Skoci.

Wright ishte tërhequr nga puna si infermiere për të ndjekur ëndrrën e saj për të fituar Olimpiadën Dimërore. Bukuroshja 26-vjeçare është pjesë kryesore e ekipit skocez të Curling, i cili konsiderohet një kandidat i fortë për të marrë medaljen e artë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Strehimi për pacientët me Covid-19

Stadiumi i Sao Paolos kthehet në spital të hapur