MENU
klinika

Reperi i kërkon falje gruas

Stresi dhe Kejsi janë martuar!

01.03.2020 - 10:10

Lidhja e tyre është komentuar gjatë nëpër lajmet e shoëbizit dhe portale të ndryshme, mirëpo ende ka mbetur e pasqaruar lidhja e tyre. Bëhet fjalë për reperin e njohur Stresi dhe për vajzën e tij të zemrës, Kejsin.

Ata kanë kaluar shumë sprova së bashku, dhe si të gjitha çiftet, po përpiqen të kapërcejnë problemet. Pak ditë më parë, Kejsi shkroi në rrjetet sociale se Stresi është bashkëshorti i saj. Por asnjëherë nuk është sqaruar marrëdhënia e tyre. Deri më sot! Stresi ka zbuluar për herë të parë në spektaklin ‘Klanifornia’ në Tv Klan se ai dhe Kejsi janë të martuar. Ata kanë bërë celebrimin, por jo dasmë.

“Gjendja ime civile është te Shkolla e Baletit te rruga e Elbasanit. Edhe ditën kur ne kemi bërë celebrimin, e kemi dhe aty që jemi të martuar, po bëjmë 2 vjet e 1 muaj.”

“Je burrë i martuar ti?”, – është pyetur Stresi nga Marina.

Stresi: Me letra po.
Marina Vjollca: Po tani çfarë ka ndodhur? Jeni në ato fazat e çifteve?
Stresi: Jemi në ato dallgët, e ke parasysh tragetin që shkon lëkundet deri sa qetësohet deti?
Marina Vjollca: Po detin e qetëson vetëm ti. Mendon se e ke lënduar aq shumë Kejsin? Dhe cila është arsyeja që ti e ke lënduar më tepër?
Stresi: E kam të vështirë të flas këtu përpara për aq intimitet. Por dihet pse çunat i lëndojnë. Janë këto gabimet dalja e tepërt në orët e vona, jo fikja e telefonit.
Marina Vjollca: Kur do të jetë dita që ju do bëni dasmën? Ti do të vishesh me kostumin e dhëndrit, Kejsi me fustanin e bardhë.
Stresi: Nëse do vijë ajo ditë, ti do jesh zonja e parë që do të ftoj ty familjarisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas lirimit, ja veprimi i tij i rradhës

Stresi paralajmëron: Më mirë mos ta dini vazhdimin!

U arrestua për armëmbajtje pa leje

Lirohet nga burgu reperi i njohur Stresi