MENU
klinika

Nga The New York Times

Këto vende aziatike janë shembull për Perëndimin!

19.03.2020 - 13:14

Dy orë. Kaq kohë iu duhet ekipeve mjekësore në Singapor për të zbuluar se si pacientët e marrin koronavirusin dhe cilët njerëz mund të infektojnë.

A udhëtuan jashtë vendit? A kanë ata lidhje me një nga pesë grupimet e infektimit të identifikuar në të gjithë qytetin-shtet? A u kollitën ata afër dikujt në rrugë? Kush janë miqtë dhe familja e tyre?

Ndërsa kombet perëndimore luftojnë me përhapjen e koronavirusit, strategjia e Singaporit, e lëvizjes së shpejtë për të gjetur dhe testuar raste të dyshuara, siguron një model për “frenimin” e epidemisë, edhe nëse nuk mund të ndalojë plotësisht rastet e reja.

Me punë të detajuar hetimore, ata gjetën, ndër të tjera, një grup këngëtarësh të infektuar, që e kishin përhapur virusin në familjet e tyre dhe më pas në një palestër dhe një kishë.

“Ne duam të qëndrojmë një ose dy hapa përpara virusit,” tha Vernon Lee, drejtori i sektorit të sëmundjeve ngjitëse në Ministrinë e Shëndetësisë në Singapor.

Mall employees taking shoppers’ temperatures in Singapore on Tuesday.

Singapori, së bashku me Tajvanin dhe Hong-Kongun, ofron një model të suksesshëm, të paktën deri më tani, në luftimin e një pandemie që ka infektuar më shumë se 182,000 njerëz dhe ka vrarë të paktën 7.300 njerëz në të gjithë botën. Pavarësisht se janë prekur  muaj më parë nga virusi, këto tri shoqëri aziatike kanë vetëm një numër të vogël vdekjesh dhe relativisht pak raste.

Në Singapor, detajet se ku pacientët jetojnë, punojnë, publikohen shpejt në internet, duke lejuar të tjerët të mbrohen. Të afërmit e pacientëve futen në karantinë për të kufizuar përhapjen. Qeveria forcoi më tej kufijtë këtë javë.

Disa nga këto mësime vijnë shumë vonë për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.

Dhe sistemet vigjilente të monitorimit në Singapor, Tajvan dhe Hong Kong u ndërtuan pas dështimeve të tyre për të ndaluar SARS, 17 vjet më parë. Në Shtetet e Bashkuara në 2018.

Ekziston edhe pyetja se sa mund të adaptohet ky model  në vendet e mëdha perëndimore, ku njerëzit mund të shfaqen në kamerat ose regjistrimet për shëndetin e kombit. Kontrolli i sëmundjeve cenon liritë individuale, dhe vende si Singapori, ku çamçakëzi dikur ishte i ndaluar, janë më të gatshëm të pranojnë urdhrat e qeverisë.

“Komuniteti ynë është i gatshëm për këtë,” tha Lalitha Kurupatham, zv.drejtoreshë e sektorit të sëmundjeve ngjitëse në Singapor.

Singapore is not on lockdown. But the city-state has conducted widespread coronavirus testing.

Singapori ka shpenzuar vite me radhë duke ndërtuar një sistem të shëndetit publik që përfshin klinika të posaçme për epidemi dhe mesazhe zyrtare, duke i bërë thirrje publikut të lajë duart ose si të verpojnë gjatë sezonit të gripit.

Si drejtuese e programit të gjurmimit të kontaktit në Singapor, Kurupatham ka punuar 16 orë për dy muaj. Një pikë e vogël e kuqe në hartën botërore, Singapori është një ishull me popullsi të dendur, ku çdo fluturim është ndërkombëtar.

Në ditët e para të përhapjes së koronavirusit, Singapori ishte shumë i  rrezikuar, pasi një popullsi e madhe kineze vinte aty gjatë festës së Vitit të Ri Lunar.

“Derisa u shfaqën rastet nga Italia, Koreja dhe Irani, Singapori ishte më fatkeqi jashtë Kinës,” tha Linfa Wang, drejtoreshë e programit të shfaqjes së sëmundjeve infektive në Shkollën Mjekësore të Universitetit Kombëtar. “Por qeveria është shumë transparente dhe ne jemi kaq efektivë në ndjekjen dhe izolimin e çdo rasti “.

Scientists in Singapore demonstrated their coronavirus testing process.

Shumica e njerëzve nuk veshin maska, sepse qeveria u ka thënë atyre se nuk është e nevojshme për sigurinë e tyre. Shumica e shkollave janë ende hapur, megjithëse shmangen turmat e mëdha. Ka mjaftueshëm letër higjienike.

Deri të martën në mbrëmje, Singapori kishte 266 raste të konfirmuara. Vetëm një pjesë janë mistere, të palidhur me udhëtimet e huaja të kohëve të fundit ose grupimet lokale të identifikuara më parë, të cilat përfshijnë kishat dhe një darkë private.

Gati 115 pacientë janë larguar nga spitali. Singapori nuk ka asnjë vdekje nga koronavirusi. Kur thashethemet për një virus misterioz filluan të qarkullojnë në Kinë në fillim të vitit, Singapori  veproi shpejt. Ishte një nga vendet e para që ndaloi të gjithë ata që vinin nga Kina kontinentale, duke filluar nga fundi i janarit. Skanuesit termik matnin temperaturat e të gjithë atyre që hynin në vend.

Në një komb me 5.7 milion banorë, Singapori testoi më shumë se 2,000 njerëz në ditë për koronavirusin. Në Uashington, laboratorët synojnë vetëm 400 mostra në ditë.

Commuters exiting a ferry pier in Hong Kong on Tuesday.

Testimi është falas në Singapor, siç është edhe trajtimi mjekësor për të gjithë vendasit. Singapori ka 140 “gjurmues kontakti” që përshkruajnë historinë e secilit pacient, së bashku me policinë dhe shërbimet e sigurisë.

Të afërmit e pacientëve futen në karantinë për të ndaluar infektimin e mëtejshëm. Afërsisht 5,000 njerëz janë izoluar. Ata që shmangin urdhërat e karantinës mund të përballen me kallëzime penale.

Të gjithë pacientët me pneumoni në Singapor testohen për koronavirus. Po ashtu dhe njerëzit që janë të sëmurë rëndë.

Qeveria e Hong-Kongut veproi në mënyrë të ngjashme. Nëpunësit civilë u urdhëruan të punojnë nga shtëpia. Shkollat ​​u mbyllën në janar, të paktën deri në fund të prillit.

Tajvani veproi edhe më shpejt. Ashtu si Hong-Kongu dhe Singapori, Tajvani ndaloi fluturimet e drejtpërdrejta për në Wuhan, qyteti kinez ku besohet se virusi ka origjinën. Qendra kombëtare e komandës shëndetësore e Tajvanit, e cila u krijua pasi SARS vrau 37 njerëz, filloi të kërkonte të dhënat e pasagjerëve nga Wuhan në fund të dhjetorit edhe para se Pekini të pranonte se koronavirusi po përhapej.

The Tsim Sha Tsui area, overlooking Hong Kong’s skyline.

Në fund të janarit, Tajvani kishte pezulluar fluturimet nga Kina, megjithë këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetit kundër tij.

Deri të martën, Tajvani kishte 77 raste, megjithëse kritikët shqetësohen se nuk ka mjaftueshëm teste. Studentët u kthyen në shkollë në fund të shkurtit.

Me virusin që vazhdon të përhapet në të gjithë botën, zyrtarët e shëndetit publik në të tre vendet janë duke u përgatitur për një luftë më të gjatë.

Të martën, qeveria e Hong-Kongut, ku janë konfirmuar vetëm 157 raste, njoftoi një karantinë të detyrueshme 14-ditore për të gjithë udhëtarët nga jashtë.

Tajvani do të kërkojë vetë-karantinë për ata që vijnë nga 20 vende dhe tre shtete amerikane.

Singapori ka kufizuar më tej kufijtë. Ata që vijnë nga Azia Juglindore dhe pjesë të Evropës tani duhet të qëndrojnë në një karantinë 14-ditore.

Dr. Lee, kreu i sektorit të sëmundjeve të transmetueshme në Singapor tha “Sëmundjet nuk i respektojnë kufijtë.”

Chris Horton kontribuoi në raportimin nga Taipei, Tajvani dhe Elaine Yu nga Hong Kong.

Përkthyer dhe përshtatur nga New York Times/ konica.al