MENU
klinika

Vendimet e Disiplinës

Tjetër gjobë 5 milionë lekëshe për Tiranën

02.03.2020 - 19:08

Dy gjoba radhazi nga 5 milionë lekë të vjetra për klubin e Tiranës. Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobiti 3 klubet e Kategorisë Superiore Tiranën, Partizanin dhe Teutën për shkak të sjelljeve të gabuara të tifozëve të tyre në javën e 24-t.

VENDIMET E DISIPLINËS

1.KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/1, 65/3/c) të KDS dhe Nenit 116 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) Lekë.

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.

2.FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/2, 65/3c) të KDS dhe Nenit 116 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) Lekë.

FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.

3.KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Neneve 65/1/ dhe 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) Lekë.

4.Pranimin e kërkesës së FK Egnatia, pezullimin e zbatimit të pjesës së mbetur të dënimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN