MENU
klinika

Përgjigjet eksperti italian

A të infekton topi i futbollit me COVID-19?

23.04.2020 - 19:15

Shumë vende në Europë pritet të rinisin në grup stërvitjen e futbollit, ku tashmë do ta kalohet edhe në fazën e afrimit fizik. Me top të dezinfektuar apo stërvitje me secilin lojtar që merr me vete topin nga shtëpia, pa e ngatërruar me të shokut, ndalimi i prekjes me dorë i tij, aq sa edhe rivëniet anësore do bëhen me këmbë si dhe moslejimi i goditjes së sferës me kokë.

Këto janë disa nga zgjidhjet që kanë ndërmarrë në vende të ndryshme për të evituar përhapjen e koronavirusit mes skuadrës gjatë stërvitjeve në pritje të rifillimit të futbollit. Kjo, për faktin se shumëkush mendon se edhe topi i futbollit mund të jetë përhapës i COVID-19.

Për këtë çështje, sot është pyetur edhe Franco Locatelli, presidenti i Këshillit Superior të Shëndetësisë, një nga personat që shfaqet çdo ditë në konferencën për shtyp të autoriteteve shëndetësorë në Itali për të bërë bilancin e situates dhe një nga ekspertët në vend.

“Nuk mendoj se sfera prej lëkure mund të përfaqësojë një mjet përçues që kontribuon te shpërndarja e virusit mes 22 lojtarëve, atyre që i zëvendësojnë dhe arbitrit. Edhe në këto situata duhet bërë një vlerësim që të jetë në baza të shëndosha dhe vlerësimi se ai e transmeton, nuk është i tillë”, – tha eksperti italian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dy javë përgatitje para rifillimit

La Liga, 3 teste para se të zbresin në fushë