MENU
klinika

“Ekonomia po shkon në koma”

Basha: Qeveria të rrisë fondin e emergjencës, të mbështeten familjet

16.04.2020 - 18:11

Kryetari i PD Lulzim Basha me anë të një deklarate për mediat, tha se ekonomia shqiptare po shkon në koma, për shkak të koronavirusit.

“Ekonomia duhet të mos kalojë në koma. Pamjet që na shfaqen në media janë të tmerrshme. Qytetarë që humbin vendin e punës, që shkaktojnë një situatë, ku mijëra familje në nevojë nuk kanë marrë ndihma financiare dhe as paketa ushqimore. Po rritet numri i familjeve që nuk marrin ndihma. Autoritetet duhet të shpërdajnë paratë ose ushqimet. Të bëhet lista me ata që përfitojnë. Transparenca na jep mundësinë të shikojmë se kush ka përfituar dhe kush jo. Qeveria është e vonuar në ndihmat që jep”, tha Basha.

Lulzim Basha theksoi se qeveria duhet të ketë një plan të qartë strategjik për të zgjidhur këtë situatë, kurse ka shtuar se edhe fondi i emergjencës është i pakët, pasi nuk është as sa Kosova.

“Synimi duhet shpallur është që të ketë masa shtesë e biznesi të mos detyrohet të largojë njerëzit nga puna. Thirrja për të paguar punëtorët në kohë pandemie është thirrje për falimentim. Shqiptarët duhet t’ua japësh sigurinë e daljes nga karantina, pa asnjë rrezik të shtuar. Beteja është më virusin. Virusi luftohet, njerëzit ndihmohen. Qeveria të jep përshtypjen sikur po lufton njerëzit. Duhet një plan i organizuar që duhet të nxirret publikisht. Nuk thuhet e vërteta e plani duhet të bëhet public, sepse vetëm e vërteta do të na clirojë.

Vendi ka nevojë për plan strategjik për të dalë nga situata e pandemisë së Covid-19. Pa plan strategjik, ekonomia jonë e brishtë do të ketë probleme. I bëj thirrje qeverisë që të rrisë fondin e emergjencës. Koha nuk pret”, u shpreh Basha.