MENU
klinika

Ajo i ka braktisur Italinë e Spanjën

BE dështoi në 2008, nuk duhet të dështojë sërish!

01.04.2020 - 15:22

Ka patur disa moment që BE mund t’i përdorte për të treguar përfitimin e përkatësisë në një bllok ekonomik me bashkëpunim ndërkufitar.

Me siguri mendonit se një nga këta momentedo të ishte tani. Por gjërat nuk po funksionojnë kështu.

Përkundrazi, në BE ka shpërthyer një luftë e hapur midis veriut dhe jugut.

Përçarjet e shkaktuara nga kriza financiare 2008/09 janë rihapur, me Italinë dhe Spanjën që luten dëshpërimisht për ndihmë Gjermania dhe vendet e tjera veriore.

Nëse dikush mendonte se harmonia do të mbretëronte pasi Britania  të ishte jashtë BE, kjo hipotezë u hodh poshtë në një samit virtual që u mbajt javën e kaluar për të diskutuar krizën e koronavirusit.

NATO - News: Coronavirus response: Czech medical aid arrives in ...

Italia dhe Spanja u lutën për një “Plan Marshall” të BE-së për të ndihmuar ekonomitë e tyre tashmë shumë problematike, të cilat kurrë nuk janë rikuperuar plotësisht nga kriza e borxhit sovran që pasoi recesionin e fundit.

Por ata u kundërshtuan nga Gjermania dhe Hollanda. Ata gjithashtu kërkuan “koronabonde” për krizën.

Angela Merkel këmbënguli që Italia dhe Spanja, të dyja shumë të prekura nga kriza momentale, të zbatojnë Mekanizmin Evropian të Stabilitetit, të cilin vendet e jugut fajësojnë për problemet e Greqisë dhjetë vjet më parë.

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez u mërzit, duke refuzuar të nënshkruajë deklaratën e përbashkët, duke thënë: ‘Nuk mund ta pranoj këtë bisedë, kur vendi im është në një urgjencë shëndetësore. Ne kemi kërkuar një sigurim të përbashkët papunësie dhe ju nuk po na e jepni.

‘Duke iu drejtuar qytetarëve të tij ditën tjetër ai i surprizoi të gjithë duke u thënë atyre se BE kishte qenë shumë vonë me ndihmën pas krizës 2008/09, dhe se nuk duhet të dështojë këtë herë.

Për dallim nga Britania, Spanja dhe Italia nuk bëjnë dot asgjë, sepse kontrolli i furnizimit të parave të tyre është në duart e Bankës Qendrore Evropiane.

Presidentja, Christine Lagarde, në një moment u duk se hodhi poshtë idenë se kjo krizë kishte lidhje me bankën e saj.

Tre javë më pare, Guy Verhofstadt kundërshtoi Donald Trump për ndalimin e fluturimeve nga zona e Shengenit, e cila përfshin pjesën më të madhe të BE-së.

Ai nuk pa që në të njëjtën kohë shumë shtete të BE-së po vendosnin ndalime të njëanshme të fluturimeve të Shengenit.

Shumë prej tyre janë prekur nga kriza Covid-19, por asnjë institucion nuk ka mbetur aq i pafuqishëm sa BE.

Dikush mendon se i mungon një armik, dmth Britania, për ta ndihmuar atë të qëndrojë i bashkuar.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Spectator/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Euroskepticizëm apo eurorealizëm?

“Ballkanizimi” i Evropës

Ç'mendon njeriu që formoi BE-në?

‘Mikrobi është kthyer në Evropë…’