MENU
klinika

Nga The Atlantic

BE është thjesht një tigër prej letre!

03.04.2020 - 15:51

Koronavirusi duket se është fat i mirë për autoritarët e botës. Nga vendosja e mbylljeve të kufijve deri në përdorimin e mbikëqyrjes dixhitale në masë, lëvizjet që dikur mendoheshin si të rrezikshme, tani vlerësohen si hapa të domosdoshëm në përpjekjen globale për të frenuar një pandemi.

Por ekziston një kufi midis përdorimit të fuqive emergjente dhe autoritarizmit të plotë, ai që Hungaria pa dyshim e ka kaluar.

Kryeministri Viktor Orbán tani mund të vendosë me dekret për një periudhë të pacaktuar kohe.

Një erozion i tillë i demokracisë në zemrën e Evropës, ka shkaktuar trazira, me shumë pikëpyetje se çfarë, Bashkimi Evropian mund të bëjë. Deri më tani, përgjigjja ka qenë, asgjë.

Kjo pandemi po dëshmon se në këtë moment një forcë shumëkombëshe siç është BE është e pafuqishme. BE-ja, e ka shfaqur veten si të paaftë për të vazhduar më tej.

Hungaria nuk ishte fener i demokracisë as para se të fillonte kjo pandemi.

Orbán ka shkatërruar institucionet demokratike të vendit, ka shelur liritë e shtypit, dhe ka kufizuar fuqinë e gjyqësorit të tij. Si një avokat i hapur i “demokracisë jolerale”, ky vend është i pari dhe i vetmi vend anëtar i BE që konsiderohet si “pjesërisht i lirë” nga grupi i mendimit Freedom House.

Me shpërthimin e koronavirusit, Orbán ka gjetur një pretekst ideal për të patur pushtetin.

Sipas legjislacionit të ri, partia e tij e djathtë e ekstremit Fidesz mund të qeverisë duke anashkaluar parlamentin dhe ligjet ekzistuese. Ai gjithashtu lejon qeverinë të japë kushte burgimi për ata që konsiderohen se po përhapin dezinformata.

Megjithëse qeveria hungareze këmbëngul se këto masa do të zgjasin vetëm për aq kohë sa ndodh kriza, kohëzgjatja varet plotësisht nga Orbán.

Kriza hungareze ndoshta nuk mund të ketë ardhur në një kohë më të vështirë për BE-në, e cila përveç përballjes me një katastrofë të madhe të shëndetit publik, tani duhet të luftojë me një nga anëtarët e saj. Deri më tani, bllokut ka heshtur. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen shprehu shqetësimin për situatën në Hungari, duke u thënë gazetarëve sot se masat e urgjencës duhet të jenë proporcionale me pandeminë dhe duhen shqyrtuar.

Një deklaratë e 13 vendeve të BE-së, madje as një shumicë e vendeve anëtare të bllokut, paralajmëroi se masa të tilla do të rrezikonin të dëmtonin sundimin e ligjit, demokracinë dhe të drejtat themelore (megjithëse kjo deklaratë nuk arriti të përmendte veçanërisht Hungarinë).

Një pjesë e hezitimit të BE është politike. Orbán përfiton gjithashtu nga anëtarësimi i Fidesz në Partinë Popullore Evropiane (EPP), një grupim i qendrës së djathtë në Parlamentin Evropian që përfshin gjithashtu kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministrin irlandez Leo Varadkar, dhe të dy presidentët aktual dhe ish-të Komisionit Evropian .

Arsyeja tjetër, mbase më e madhe, për mosveprimin e BE-së është se nuk ka zgjedhje. Përkundër besimit të disa politikanëve evropianë, blloku nuk mund të dëbojë në mënyrë të njëanshme një shtet anëtar. Mund të pezullojë të drejta të caktuara të një vendi sipas nenit 7 të Traktatit të Lisbonës nëse ekziston “një rrezik i qartë” që një shtet anëtar po shkel vlerat themelore të BE-së, duke përfshirë lirinë, demokracinë, barazinë dhe shtetin e ligjit.

Mundësitë e tjera që janë në dispozicion të BE-së janë të ngjashme.

Një alternative e fundit për BE-në do të ishte fillimi i procedurave për shkelje kundër Hungarisë – me fjalë të tjera, ta çonte Hungarinë në gjykatë. Komisioni Evropian mund t’ia referojë çështjen Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, organi më i lartë juridik i bllokut, i cili nga ana tjetër mund të vendosë dënime financiare.

Evropa ka qenë në qendër të kësaj krize shëndetësore, me vende si Franca, Italia dhe Spanja që po përpiqen ta përballojnë. Megjithatë, padyshim që është gjithashtu një krizë ekzistenciale për BE-në.

Nuk ka asgjë që ndalon politikanët në vendet e tjera anëtare të BE-së, siç është Matteo Salvini i Italisë, tani në opozitë, nga të menduarit se ata një ditë mund të jenë të aftë të bëjnë të njëjtën gjë.

“BE duket se është një tigër letre,” tha Bárd. “Unë mendoj se BE-ja tashmë ka hequr dorë nga Hungaria shumë kohë më parë.”

Përkthyer dhe përshtatur nga The Atlantic/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Para, rrjete sociale, raketa e satelitë

ANALIZA: Basti i madh i Elon Musk

“Arma” e Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë

Zgjedhjet në SHBA/ A do ta “dënojnë” gratë Donald Trump?

Gara “kokë më kokë” mes Trump dhe Harris!

Kur do ta zbulojmë se kush i ka fituar zgjedhjet në SHBA?

Trump pretendon se demokratët po përpiqen të vjedhin zgjedhjet

Amerika voton, garë e ngushtë për presidencën!