MENU
klinika

Shiu ndalon shëtitjet

Berat, njerëzit radhë në banka e farmaci

01.04.2020 - 09:42

Dita e sotme e ka gjetur Beratin bosh, pa lëvizje e xhiro në pedonale e lulishte. Siç duket beratasit që nuk i ndërgjegjësonte askush, madje as frika e përhapjes së koronavirusit dhe vijonin çdo ditë ritualin e tyre të përditshëm, sot i trembi shiu që nuk ka pushuar që prej mëngjesit.

Kjo ka bërë që rrugët të jenë thuajse bosh dhe njerëzit të dalin vetëm për të kryer nevojat e tyre familjare. Kufizimi i lëvizjeve të qytetarëve me vetëm 1 orë, ka sjellë edhe grumbullime e radhë të shumta në filialet e bankave, ku shihen grumbullime të shumta qytetarët ngjitur me njëri-tjetrin dhe pa respektuar kurrfarë distance.

kolana e librave

Të shumtë kanë qenë edhe njerëzit që janë drejtuar sot në marketet, dyqanet e fruta-perimeve e farmacitë e qytetit. Qytetarët ankohen se e kanë të pamundur të bëjnë blerjet e nevojshme për familjen brenda një ore, pasi ata rrinë për minuta të tëra në radhë para marketeve dhe koha nuk u mjafton për të shkojnë më pas në farmaci, në furrat e bukës apo të blejnë fruta e perime.

Kjo situatë po krijon grumbullime të shumta njerëzish në tregje e kudo, kjo edhe për shkak të frikës së ndëshkimit me gjobë nëse e kapërcejnë orarin e lejuar. Radhë të shumta ka pasur ditën e sotme edhe në filialet e bankave për të tërhequr lekë dhe në sportelet e pagesave të faturave të ujit e dritave. Në çdo rrugë është vënë re prezenca e shtuar e forcave të policisë që kanë intensifikuar kontrollet për respektimin e orareve të qarkullimit nê rrugë të kalimtarëve dhe automjeteve.