Bota nën pushtetin e pandemisë, ngjall veç frikës edhe përgjegjshmëri. Shumë artistë u kanë bërë thirrje qytetarëve, për kujdes e durim. Secili, në një mënyrë origjinale. Nga Ferizaj, vjen një tjetër qasje e realitetit “të infektuar” me covid-19 – artistja e pasqyron këtë makth dhe zanafillën e tij mbi tokë, nëpërmjet fotografive që flasin shumë… duke u finalizuar me optimizëm. /Konica.al
“Kur njerëzit, nuk kanë ndonjë rrezik që u kanoset drejpërdrejt, e neglizhojnë atë. Në tokë ndodhin shumë luftra, tërmete, uri dhe sëmundje të ndryshme, mirëpo njerëzit janë symbyllur deri në momentin kur janë të prekur direkt nga ndonjë dukuri negative. Njerëzit i hapin sytë, por zakonisht me vonesë’ – ka thënë fotografja nga Ferizaj, Bardha Goga, për mesazhin që ka tentuar të përçojë, përmes realizimeve të saj.