MENU
klinika

Nga paketa e dytë financiare tek...

Çfarë do të diskutohet sot në mbledhjen e Këshilli të Sigurisë?

15.04.2020 - 08:18

Ashtu siç u njoftua edhe dje, pasditen e sotme Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të zhvillojë mbledhjen e dytë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për situatën e pazakontë të krijuar nga përhapja e koronavirusit.

Duke marrë shkas nga situata në fjalë, mbledhja e Këshillit të Sigurisë do të zhvillohet online, ndërsa i pranishëm, ndonëse virtualisht, do të jetë edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Si temë diskutimi në këtë tryezë do të jenë masat e marra deri më tani nga autoritetet qeverisëse, paketa e dytë financiare si dhe skenarët e përballimit e rimëkëmbjes ekonomike.

Në mbledhjen e parë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishin të pranishëm në diskutim kreu i opozitës, Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta dhe ministrat më të rëndësishëm të kabinetit qeveritar. Ndërkohë, nuk bëhet ende e ditur se në çfarë orë do të mbahet mbledhja e nesërme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Meta pas shpine, Basha në krah dhe Kryemadhi"

Balla: Aleancë e pështirë kundër reformës në drejtësi