MENU
klinika

Koronavirusi shkakton viktimën e radhës

COVID-19 i merr jetën fituesit të Kupës së Botës

17.04.2020 - 13:03

Koronavirusi ka shkaktuar ditën e sotme një viktimë në radhët e sportit, teksa në Angli është ndarë nga jeta ish-futbollisti i Leeds United, Norman Hunter. Hanter, 76-vjeçar prej një jave ishte diagnostifikuar si i infektuar me COVID-19, ndërsa nuk mundi të fitonte këtë betejë me virusin dhe në orët e para të mëngjesit erdhi edhe lajmi i trishtë.

Gjatë periudhës kur Hunter ishte aktiv si futbollist, ai ka qenë pjesë e ekipit të Anglisë e cila ka triumfuar në Kupën e Botës së vitit 1966, të vetmin Botëror që ka fituar Anglia që nga krijimi i këtij eventi.

Me ekipin kombëtar, Hunter ka regjistruar 28 paraqitje, ndërsa ishte një legjendë e klubit të Leeds, teksa kishte regjistruar me ta plot 540 ndeshje duke qenë futbollisti i katërt në historinë e klubit për nga numri i sfidave të luajtara.