MENU
klinika

“Hoqa dorë nga ai pas 2 muajsh”

De Biasi gati të rikthehet, thumbon Panuccin

07.04.2020 - 18:55

Në një intervistë të gjatë në “Fan Zone” për “Supersport”, Gianni De Biasi, ish-trajneri i Shqipërisë, ka folur pa dorashka për Christian Panuccin, teksa nuk kurseu kritikat për të dhe nuk fshehu as dëshirën për t’u kthyer përsëri në stolin kuqezi.

Unë sinqerisht nuk dua të hyj në polemika idiote se nuk kanë sens, lexoj herë pas here se thotë që ka marrë ekipin në vendin e katërt dhe e çoi në të tretin. Skuadra ime ishte e treta me pikë të barabarta me Izraelin, por me golavarazh më të mirë në ndeshjen direkte, ne ishim të tretët e ai mbajti pozicionin që kishim.

Në fakt, kur ika i thashë Dukës të ndërrojmë tani se i treti se e treti do mbetesh në 4 ndeshjet e fundit. Më vjen keq se i harron shpejt gjërat. Mendoj se grupi sot administrohet mirë nga Reja, kisha ndjerë nga djemtë probleme të administrimit të Panuccit, por nuk dua të hyj në polemika.

de biasi

Ai ka kujtesën e shkurtër, më vjen keq që iku pas një ndeshje të kualifikuesve dhe kjo është ajo që i djeg nga aspekti profesional, ky është shpjegimi i vetëm. Mendoj se Shqipëria është në duart e një trajneri ekspert e të aftë si Reja, që e cilësoj profesionist e një njeri të madh, mendoj se nuk ka probleme.

Kur të largohet Edi Reja, nëse shfaqet mundësia, do të kthehesha me qejf te Shqipëria. Kthehesh me qejf aty ku je ndjerë mirë. Dua të kthehem te Panucci…Kur erdhi ai, u mundova t’i jepja një ndihmë se njihja lojtarët e situatat që për një të ri unë isha i gatshëm t’i jepja ndonjë këshillë, duke e lënë në autonominë që të administronte vetë gjërat si donte.

Pas një apo dy muajsh hoqa dorë se e pashë që dëshironte të ecte në rrugën e tij, që atëherë ishte i lirë të shkonte nga mendonte se ishte më mirë që të çonte skuadrën.

de biasi
de biasi

Nuk di ku ka gabuar të them të drejtën, nuk ia kam idenë, se është diçka që nuk më intereson edhe pse më vjen keq për Shqipërinë që mund të mundohej të bënte diçka më shumë si në Ligën e Kombeve, ashtu edhe në kualifikuese. Ai ka bërë atë që mundej, në mirëbesim, por shpesh gjërat shkojnë mirë, e shpesh më pak. Mund të ndodhë”, – ishin fjalët e De Biasit për “Supersport”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti i FSHF flet për trajnerët

Duka: Panucci na shkatërroi Kombëtaren!

Armand Duka për “Gazzetta dello Sport”

“Panucci më zhgënjeu, me Rejan synojmë Euro 2024”