Për dekada të tëra, teoricienët në Shtetet e Bashkuara dhe Kina imagjinuan dy të ardhme. Në njërën prej tyre, e ardhmja u përkiste të dy vendeve.
Ky skenar parashikonte një botë në të cilën Pekini dhe Uashingtoni së bashku merreshin me ndryshimin e klimës, çështjet ekonomike, terrorizmin dhe madje edhe pandemitë. Kjo ishte bota e “G2” dhe e të ashtuquajturës “Kimerika”, e partneriteteve fitimprurëse dhe strategjike.
Skenari tjetër parashikonte një të ardhme në të cilën njëra fuqi tejkalonte tjetrën. Në këtë skenar, konkurrenca midis Uashingtonit dhe Pekinit shkatërron bashkëpunimin. Kjo ishte bota për të përdorur frazën kineze, “ti vdes, dhe unë jetoj”.
Disa studiues u morën me këtë. Por, në përgjithësi, askush nuk mendoi për rreziqet e një bote pa asnjërën ose të dyja në krye.
Pandemia ofron një mundësi për të rishqyrtuar këto teori dhe që të shtrojmë pyetjen: A është e mundur që as Shtetet e Bashkuara dhe as Kina nuk janë të afta për udhëheqjen botërore?
Përgjigjja e ngadaltë e Kinës ndaj koronavirusit krijoi qartë kushtet për pandeminë globale. Dhe veprimet e saj e përkeqësuan krizën.
Është më se e qartë që Kina ka qenë duke minimizuar numrin e saj të vdekjeve. Refuzimi i Kinës për të qenë transparent në lidhje me vdekjet dhe rastet e ka bërë edhe më të vështirë për pjesën tjetër të botës të përgatitet për sëmundjen.
Sigurisht, Shtetet e Bashkuara nuk janë lavdëruar. Përgjigja e SHBA-së është udhëhequr nga një president i pamëshirshëm i cili nuk e kuptoi sa serioze ishte situata.
Dhe anëtarët e ekipit kombëtar të sigurimit të Presidentit Trump shpesh duket se kanë patur më shumë qëllim të kundërshtojnë Kinën sesa të merren me atë që është tani një kërcënim global.
Për të qenë të sinqertë, ka dallime midis dështimeve në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara mbeten një vend i lirë dhe pa censurimin në regjimin e Kinës.
Vendet e tjera kanë bërë një punë shumë më të mirë. Në Azi, Koreja e Jugut dhe Tajvani dallohen si modele. Dhe në Perëndim, Gjermania dhe Kanada janë shumë më mirë, në mënyrën se si ata mbrojnë shëndetin e njerëzve të tyre dhe ekonomitë e tyre.
Këto ndryshime kanë rëndësi. Se si këto kombe dalin nga kjo krizë, do të ndikojë tek rendi botëror.
Amerikanët dhe kinezët që besuan se do të mbeteshin në krye të botës, do të tronditen kur të zbulojnë se e ardhmja nuk u përket më atyre.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al