MENU
klinika

I shoqi ndërroi jetë 15 ditë para nga koronavirusi

E moshuara nga Fieri shërohet nga COVID-i, vdes nga zemra!

28.04.2020 - 15:28

Një 87-vjeçare mundi të shërohej nga koronavirusi, por humbi jetën mesditën e sotme në spitalin e Fierit pasi vuante nga zemra.

Beteja e të moshuarës me shëndetin nuk ka qenë e lehtë, pasi më herët ajo sapo kishte mposhtur koronavirusin.

Maria Delia ishte diagnostikuar me COVID-19 së bashku me të shoqin dhe ishin shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë. I shoqi nuk mund të fitonte dot betejën me COVID-19 dhe humbi jetën,  ndërsa e shoqja doli fitimtare nga kjo betejë.

Pas doli negative në dy testet e fundit të koronavirusit ajo u largua nga Infektivi në Tiranë dhe për shkak të problemeve me zemrën u dërgua në Spitalin e Fierit për kurim, por nuk mundi do të mbijetojë duke humbur jetën mesditën e sotme (28 prill). Ajo vdiq 15 ditë pasi i shoqi kishte humbur jetën nga koronavirusi.

Çifti i të moshuarve që rezultoi pozitiv me COVID-19, jetonin në pallatin 10 katesh në lagjen “15 tetori” në Fier.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtari shqiptar jep lajmin e shumëpritur

‘Jemi shëruar nga koronavirusi, presim të dalim nga Infektivi’

Silva Bino mesazh të rëndësishëm qytetarëve

“Ja elementi kryesor për të luftuar COVID-19!”