MENU
klinika

Ditë e trishtë për kreun e FSHF-së

Familja Duka humb personin e dashur

14.04.2020 - 18:49

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, humbi sot një nga personat më të dashur, nënën e tij, Vajdien, e cila u nda jeta në moshën 81-vjeçare. Lajmin e dha vëllai i kreut të futbollit shqiptar, Agron Duka.

Vajdie Duka punoi gjatë jetës së saj si mësuese, ndërkohë që ditët e fundit shëndeti i saj ishte përkeqësuar. Ceremonia e lamtumirës së fundit do të jetë private, kjo edhe për të mos u grumbulluar në këto kohë.

Mesazhi i Agron Dukës:

“Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen nga jeta, të nënës sonë Vajdie Duka, në moshën 81 vjeçare, e cila ka qenë drita e shtëpisë tonë dhe drita e dijes e shumë nxënësve përgjatë karierës së saj si mësuese.

Një humbje e madhe që lehtësohet vetëm nga dashuria me të cilën ka mbushur përherë zemrat tona dhe gjithë të afërmëve të saj.

Të dashur miq, koha e pazakontë në të cilën jetojmë na detyron të heqim dorë nga zakonet e moçme falë të cilave kemi qenë afër njëri-tjetrit edhe në hidhërime, prandaj të gjitha ritet do t’i zhvillojmë pas kalimit të kësaj situate.

Në emrin tim dhe të familjes sime, ju falenderoj për mesazhet tuaja!