MENU
klinika

Tjetër skenar

Futbolli italian rinis me Kupën dhe mbyll 4 stadiume?

16.04.2020 - 16:04

“Lega Calcio” ka një ide të re për të rilluar sezonin e futbollit në Itali. Së pari, Kupa e Italisë, më pas Seria A. Kjo nënkupton që të luhet Juve-Milan dhe Napoli-Inter, të planifikuara për në fillim të marsit, para pandemisë së “Coronavirus”, për të vendosur kështu menjëherë finalistët e garës.

Datat e zgjedhura në mënyrë apriori për dy gjysmëfinalet e kthimit, siç zbulon “Gazzetta dello Sport”, do të ishin 27 dhe 28 maj. Shumë njerëz e pëlqejnë zgjidhjen, madje edhe në politikë, me ministrin Spadafora, i cili mund të jetë i kënaqur me dy ndeshje të transmetuara nga RAI, pra në tv publik.

Ristarti i Seria A mund të marrë kohë, veçanërisht nëse do të vendoset të luhej edhe finalja e Kupës së Italisë përpara rillimit të kampionatit. Kompleksiteti i protokollit të Covid-19 ka të bëjë me rregullat, që duhen ndjekur. Pra, lojtarët më të mirë mund të rillojnë me Seria A, e ndjekur më vonë nga Seria B dhe C, për t’u kthyer në normalitet vetëm kur të plotësohen të gjitha kushtet e sigurisë.

Ndërsa e përditshmja sportive “La Stampa” ka bërë një analizë tjetër, teksa mendon se 4 stadiume të skuadrave të Serisë A nuk do të hapen fare në Lombardi dhe Veneto. Gjeografia e kampionatit do të ndryshojë plotësisht.

Stadiume si “San Siro” i Milanos, “Rigamonti” i Brescias, “Geëiss Stadium” i Atalantas dhe “Allianz Stadium” i Torinos mund të qëndrojnë mbyllur deri në fund të sezonit. Por kjo ide menjëherë ka gjetur kundërshtimin e Interit dhe Atalantës. Megjithatë, këto janë vetëm plane dhe skenare, nuk ka ende vendime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edy Reja për “Corriere dello Sport”

“Tashmë duhen 5 zëvendësime në një ndeshje”

Në Veri të Italisë vështirë të luhet

Serie A me protokoll, 4 kushte para rinisjes


Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin