MENU
klinika

Edy Reja për “Corriere dello Sport”

“Tashmë duhen 5 zëvendësime në një ndeshje”

16.04.2020 - 12:41

Pesë zëvendësime në një ndeshje futbolli kur të rinisin kampionatet. Ky është propozimi i trajnerit të kombëtares shqiptare, Edi Reja, i cili ashtu si shumica në Itali, prej më shumë se një muaj është i izoluar për shkak të koronavirusit.

Megjithatë, kjo nuk e pengon 73-vjeçarin të japë intervista të ndryshme, ndërsa në një të fundit ku ka shprehur idenë e më shumë se 3 zëvendësime të zakonshme, e ka dhënë në Corriere dello Sport. Por, Reja këmbëngul se sapo të rikthehet normalitetit, tre ndryshimë janë të mjaftueshme.

“Pesë zëvendësimet në një ndeshje është diçka që duhet bërë. Siç duket dhe siç shpresohet, do rikthehemi të luajmë së shpejti dhe do të ketë shumë kalendar të ngjeshur. Për të pasur rendimentin në lartësinë e duhur dhe për të garantuar intensitetin e skuadrës duhet të kesh mundësinë për të ndryshuar shumë futbollistë. Do të thoja se më të avantazhuar janë ekipet që kanë më shumë kualitete.

Juventusi në këtë pikë është e favorizuar, sepse ka dy skuadra me nivel. Ndërkohë, në këtë pikë Napoli vuan më shumë. Por, nuk jam dakord që pesë zëvendësimet të vazhdojnë edhe pas rikthimit në normalitet. Besoj se tre zëvendësime janë të mjaftueshme. Tani për emergjencë pesë zëvendësimet janë në rregull. Por, tre mjaftojnë dhe vazhdojmë” – është shprehur Reja.

Sakaq, trajneri italiani ka kujtuar edhe një episod me Miroslav Klosen në kohën kur drejtonte Lazion. “Klose njëherë më ka parë vëngër. Mungonin disa minuta dhe ai nuk donte të futej, por më duhej ta bëja sepse një nga shokët e tij nuk qëndronte më në këmbë. Më pa sikur donte të më thoshte: Unë për dy minuta nuk futem. Ndërsa, unë e pashë me vështrimin: Ti për dy minutash do futesh dhe nuk ke se çfarë bën”, – theksoi Reja, i cili pranon se më pas shtatlarti gjerman u fut në fushë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Dal vetëm për ushqime”

Reja: Paga e dhuruar, minimumi që bëra

Edy Reja: Kumbullën ia sugjerova Napolit

“Italia nuk e grumbulloi, e mora te Shqipëria”


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak