MENU
klinika

Futbollisti i Kombëtares në hall

Gati të ndërrojë ekip, babai i lutet Ramës për leje…

06.04.2020 - 19:39

Situata e vështirë që ka krijuar përhapja e COVID-19 ka prekur të gjithë, duke ndikuar edhe në të ardhmen e jo vetëm në të tashmen, sic është rasti i Myrto Uzuni, i cili do që të firmosë me një klub tjetër, por ka mbetur i izoluar në Shqipëri e nuk kthehet dot në Kroaci.

Artan Uzuni, babai i futbollistit të Kombëtares shqiptare, i ka kërkuar Kryeministrit Edi Rama të lejojë djalin të udhëtojë. Me anë të një mesazhi që dërguar kreut të Qeverisë, ai shpjegon arsyet pse sulmuesi kuqezi duhet të udhëtojë për në Zagreb…

“Përshëndetje zoti Kryeministër, jam një prind nga Berati. Kërkoj ndihmën tuaj sepse varet e ardhmja e djalit tim. Ai është lojtar i Lokomotivës së Zagrebit dhe njëkohësisht lojtar i Kombëtares. Ai bëri 12 ditë karantinë në Zagreb jo se ishte i prekur, por vetë, për t’u mbrojtur dhe kur e pa që nuk kishte shpresa për të vazhduar në klubin ku ai luan, mori lejen e tyre dhe u nis për në Shqipëri.

Ka 11 ditë sot i mbyllur këtu në shtëpinë e tij, tani e kërkon klubi për të firmosur me një klub tjetër që mund të jetë e ardhmja e tij. Po mundet, jepini leje të dalë nga Shqipëria, sepse me doganat e tjera nga Mali i Zi dhe Bosnjë ka folur klubi i tij, do ikin me makinën e tij. Po pres përgjigje”, – është mesazhi që Artan Uzuni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shënojnë Kastrati dhe Uzuni

Dy gola në Kroaci, dedikim për Shqipërinë