MENU
klinika

Historia që preku mjekët

I dhanë 4 orë jetë, por si e shpëtoi i biri 70-vjeçarin?

30.04.2020 - 15:24

         Situata që ka krijuar koronavirusi në të gjithë botën mbetet e vështirë, pasi nga dita në ditë shënohen bilance tragjike në numrin e viktimave. Akoma më e vështirë është dhe për familjarët e pacientëve të shtruar, të cilët, nuk janë të informuar mbi gjendjen e të dashurit të tyre, madje nuk u lejohet as t’i takojnë gjatë kohës që janë të shtruar.

 

Por, ka ndodhur diçka ndryshe në Spanjë, ku djali i një pacienti 70-vjeçar, qëndroi për 34 ditë pranë të atit, të shtruar në spital.

Fillimisht, mjekët e njoftuan se babait të tij, i kishin mbetur vetëm 3-4 orë jetë, ndaj e lejuan që ta takonte. Por, fatmirësisht, trupi i 70-vjeçarit reagoi shumë mirë ndaj mjekimeve dhe trajtimit nga ana e mjekëve.

Gjatë kësaj kohe edhe djali iu nënshtrua trajtimeve, si një rast i mundshëm me covid-19 dhe u detyrua të qëndronte në spital.

“Gjatë këtyre ditëve, njohëm më mirë njëri-tjetrin” – ka thënë ai, për një medie lokale.

Pas 34 ditësh, babë e bir dolën nga spitali, plotësisht të shëruar. Shumë nga personeli mjekësor, u shprehën  se ishte një histori shumë emocionuese, që u dha shumë forcë dhe frymëzim.

 

Spanja është vendi i tretë në botë, me bilancin më tragjik të viktimave nga covid-19, ku numërohen 24,275 humbje jete në të gjithë vendin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Koronavirusi/ Paralajmërimi i FMN-së

“Depresioni më i thellë që nga vitet ’30”

Eugena Tomini, Shefe e Inteligjencës Epidemike

“Faza e dytë e hapjes nuk do realizohet me këtë bilanc”