MENU
klinika

Braziliani publikon fotot

Ish-trajneri i Tiranës tregon fanellat e koleksionuara

12.04.2020 - 14:45

Në këto ditë të vështira dhe të mbyllur në shtëpi, shumë njerëz, përfshi edhe personazhe të njohur, qofshin këta edhe nga futbolli, janë bërë nostalgjikë duke publikuar foto apo kujtime të ndryshme të tyre.

Një ndër ta është edhe trajnerin brazilian Ze Maria, i cili drejtoi Tiranën në Kategorinë e Parë, duke e dominuar këtë ligë, por nuk arriti të bëjë mirë në Kategorinë Superiore, duke u shkarkuar vetëm disa ndeshje nga fillimi i saj.

Ish-tekniku bardheblu ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram koleksionin e tij të fanellave në kohën kur ishte lojtar. Ze Maria gjatë karrierës së tij ka luajtur me një sërë ekipesh të Serie A dhe numëron 47 ndeshje me kombëtaren e Brazilin, duke arritur të dërgoje topin në rrjetë dy herë.

Një koleksion që do e kishte zili çdo lojtar, teksa në foto shihen bluza të emrave si Rivaldo, Ronaldinho, Ronaldo Nazario Da Lima, Buffon, Rui Costa e yje të tjerë që do mbahen mend në dekada e ndoshta në shekuj. Ai ka luajtur kundër yjeve të futbollit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN