MENU
klinika

CVStats.net

Koronavirus/ Një webfaqe statistikash për të informuar të verbrit

11.04.2020 - 15:50

E quajtur CVStats.net, faqja organizon të dhëna të azhurnuara të Covid-19 në grafikët e thjeshtë të krijuar posaçërisht për t’u lexuar nga ata që kanë dëmtime në shikim apo të verbrit.

Tyler Littlefield, një zhvillues softuerësh me qendër në Boston, ka krijuar një bazë të dhënash të statistikave të Covid-19, të cilat synohet të jenë të arritshme për të dëmtuarit në shikim.

“Për shumë njerëz me lloje të ndryshme të aftësive të kufizuara, grafika dhe informacioni i përcjellë në to është e vështirë për tu lexuar dhe kuptuar”, tha Littlefield për Vice.

Një nga pengesat kryesore për të bërë më të arritshme informacionin COVID-19 janë konventat e dizajnit modern të internetit.

Një alternativë e mundshme për grafikët vizualë janë ‘kthesat e zërit’, të cilat përkthejnë linjat e grafikut në tinguj që rriten dhe bien për të provuar dhe përçuar një sens të ngjashëm të madhësisë, diçka që një pajisje ndihmëse nuk do të jetë në gjendje ta bëjë pa të dhëna të thjeshta dhe të arritshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkrirja e një aparati dhe androidi

2 në 1/ Aparat fotografik dhe smartphone sëbashku

Lehtësitë për biznesin IT

Ja kush përfiton tatim-fitimi 5%


Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”