MENU
klinika

Elozhet e De Biasit

“Kumbulla ka personalitetin e duhur për tek Inter”

28.04.2020 - 13:20

Marash Kumbulla vijon të mbetet në qendër të merkatos në Itali dhe jo vetëm. Ish-trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi, ka thurur elozhe për mbrojtësin e Veronës, teksa klubi që duket më pranë tij është Interi. Ndaj, De Biasi ka theksuar se 20-vjeçari ka karakterin dhe personalitetin për të qenë pjesë e rëndësishme e Inter.

“Ka personalitetin dhe karakterin për t’u imponuar në një skuadër të madhe si Inter. Asnjë nuk e priste të kishte një shpërthim kaq të shpejtë nga ana e tij. Mjafton të shohësh se çfarë ka bërë në vitin e kaluar.

Në Serie B, Kumbulla nuk ka luajtur shumë, ndërsa falë trajnerit Juriç është shndërruar në një nga mbrojtësit më të mirë të Serie A. Verona është mbrojtja e katërt më e mirë e kampionatit. Kumbulla mund të bëhet menjëherë një futbollist i rëndësishëm për Interin”, – u shpreh De Biasi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Sa keq që Rrahmani nuk është kuqezi”

Reja: Në Shqipëri futbolli mund të nisë në qershor