MENU
klinika

U infektua me koronavirus

Ndërron jetë mësuesi grek i shkollës private në Korçë

02.04.2020 - 09:19

Një mësues grek, i cili punonte në një shkollë private greke në qytetin e Korçës i prekur me COVID-19, e ka humbur betejën me koronavirusin.

Mësuesi 51-vjeçar ndërroi jetë në qytetin e Kosturit në Greqi. Mësuesi vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. 51-vjeçari ishte baba i 4 fëmijëve.

kolana e librave

Mësuesi grek u identifikua me COVID-19 pas mbylljes së shkollave në Shqipëri si shkak i situatës. Që prej mbylljes së shkollave ai kishte shkuar në Greqi ku edhe jeton, megjithatë si masë sigurie, të gjithë mësuesit që kishin pasur kontakte me të më herët, u vetëkarantinuan.