MENU
klinika

Flet Sergio Porrini

Ndihmësi i Rejas tregon projektin e Kombëtares

11.04.2020 - 20:57

Ndihmësi i Edi Rejas te Kombëtarja shqiptare, Sergio Porrini, zbulon se projekti i ardhshëm është të krijojnë një skuadër e nivelit të lartë, duke marrë si shembull Irlandën.

Në një intervistë për “itasportpress.it”, bashkëpunëtori i Rejës thekson se Shqipëria po punon vazhdimist për të zbuluar talente të reja në futboll, ndërsa si objektiv kryesor mbetet rritja e nivelit të lojtarëve në skuadrat që përfaqësojnë duke krijuar një kombëtare më konkuruese.

“Kemi rinovuar kontratën bashkë me Rejan. Është një projekt interesant që synon të çojë Shqipërinë në nivele serioze. Pas Euro 2016, përbërja e skuadrës ka ndryshuar. Drejtuesit kanë investuar shumë. Ka një dëshirë të madhe për t’u përmirësuar duke patur një projekt specifik.

Lojtarët shqiptarë po shfaqen mirë në ligat kryesore europiane. Ka një rritje të ndjeshme, sidomos për sa i përket repartit të mbrojtjes. Kemi mbrojtës interesantë, si Dermaku, Kumbulla dhe Gjimshiti, si dhe portierë të mirë si Berisha dhe Strakosha. Të dalluarit në kampionatet kryesore është një synim serioz për projektin tonë.

Përmirësimi në kampionatet konkurruese na ndihmon të rritemi më tepër. Shpresojmë të formojmë një grup të aftë që të qëndrojë në nivele të larta. Modeli ynë është Irlanda, e cila ka krijuar gjithmonë hapësirën në nivel kontinenti. Tani detyra jonë është të zbulojmë talente të reja”, – deklaroi ndihmëstrajneri i Shqipërisë, Sergio Porrini.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edy Reja: Kumbullën ia sugjerova Napolit

“Italia nuk e grumbulloi, e mora te Shqipëria”