Pas më shumë se 14 vjetësh në detyrë, Merkel është rikthyer në krye të luftës kundër krizave dhe është përsëri në habitatin e saj.
Në moshën 65 vjeç, ajo është më e kërkuar se kurrë, pasi udhëheqësja më e fuqishme e Evropës drejton vendin e saj në atë që ajo e përshkruan si sfidën më të madhe që nga lufta. Anketat tregojnë një rritje të mbështetjes për partinë e saj dhe aprovim të gjerë publik të politikave të saj.
Kriza e fundit për projektin e integrimit evropian ishte financiar pasi Greqia, Irlanda, Portugalia, Spanja dhe Qipro kërkuan ndihma për të mbajtur të paprekur monedhën e vetme të kontinentit. Këtë herë, njerëzit po vdesin dhe Italia, ekonomia e tretë më e madhe e rajonit të euros, po përballet me problem serioze.
Tani dilema e Merkelit është nëse ajo ia del dot të ndihmojë bllokun të dalë i paprekur nga pandemia, apo të ketë përparësi vendin e saj.
Kryeministri italian Giuseppe Conte paralajmëroi se përgjigjja Covid-19 mund të jetë ndihmë për partitë nacionaliste, anti-BE që kanë fituar terren në të gjithë kontinentin që nga fundi i vitit 2009.
Dallimi tani është se çdo vend është i prekur dhe kërcënimi për integritetin e BE-së akoma më i dukshëm.
Pritshmëritë nga kancelarja janë rezultat i statusit të Gjermanisë si lojtari kryesor ekonomik i bllokut dhe përvojës së gjatë të Merkel.
Gjatë krizës në zonën e euros, administrata Obama u përplas me qeverinë e Merkel lidhur me atë që e shihte si një gatishmëri të pamjaftueshme për të përdorur fuqinë ekonomike të Gjermanisë për të ndaluar përhapjen e trazirave. Gjermania kishte një përgjegjësi të veçantë.
Kjo po ndodh përsëri gjatë koronavirusit. Drejtuesit dhe kryetarët rajonalë italianë shkruan në Frankfurter Allgemeine Zeitung këtë javë duke kujtuar Gjermaninë për lehtësimin e borxhit që iu dha në vitin 1953 dhe kërkuan ndihmë nga Berlini tani.
Megjithatë, thirrje të tilla tregojnë qartazi realitetin politik të brendshëm gjerman, diçka që Merkel e ekuilibroi gjatë viteve të trazirave.
Përjashtim ishte kriza e migracionit të 2015-2016, kur vendimi i saj për të hapur kufijtë për refugjatët nga Siria tensionoi shoqërinë gjermane më shumë se në çdo kohë që nga ribashkimi i lindjes dhe perëndimit 25 vjet më parë.
Merkel ka mësuar nga gabimet e saj, dhe po merr kohë për të komunikuar veprimet e saj para publikut edhe kur ishte në vetë-karantinë.
Pas një takimi virtual, liderët e BE-së nuk arritën një përgjigje të përbashkët ndaj pandemisë,
Conte i Italisë u bëri thirrje Gjermanisë dhe Hollandës që të lënë mënjanë rezervat e tyre dhe të mbështesin masa të tilla “të jashtëzakonshme”, në një intervistë me gazetën El Pais të Spanjës botuar të hënën.
“Nuk është aspak mirë të fajësohet Gjermania për gjithçka,” tha Jana Puglierin, drejtuese e zyrës së Këshillit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme në Berlin.
Sondazhet gjermane tregojnë një mbështetje të madhe për qeverinë e Merkel gjatë pandemisë. Rreth 74% e të anketuarve në sondazhin ZDF-së nga Politikometri javën e kaluar thanë që masat për të luftuar pasojat ekonomike ishin të nevojshme, ndërsa 79% thanë që Merkel ishte duke bërë një punë të mirë.
Sidoqoftë, Merkel ka sinjalizuar gatishmërinë e saj për të bërë më shumë ndërkohë që numri i vdekjeve rritet.
Ajo favorizon vendosjen e Mekanizmit Evropian të Stabilitetit, një fond shpëtimi i krijuar në 2012 për të ndihmuar anëtarët e euros.
Gjermania ka furnizuar me maska dhe ndihmë të tjera mjekësore, dhe ka përdorur forcën ajrore për të marrë dhe trajtuar një grup pacientësh të sëmurë rëndë nga Italia dhe Franca.
Nëse është e mjaftueshme për të shmangur krizën dhe për të ndihmuar BE-në të dalë i paprekur, mbetet për tu parë.
Hamilton i Johns Hopkins e krahasoi situatën me një uragan.
Ndërkohë, në ditarin e Merkelit ka një date që shërben si kujtesë e nevojës për unitet evropian: 8 maji është 75 vjetori i përfundimit të luftës në Evropë.
“Gjithmonë kam menduar se nuk ka të bëjë me Gjermaninë së pari, ka të bëjë me Evropën kur bëhet fjalë për Merkel,” tha Puglierin në Këshillin Evropian të Marrëdhënieve me Jashtë. “Nëse jo Merkel, kush?”
Përkthyer dhe përshtatur nga Bloomberg/ konica.al