Pavarësisht rekomandimeve të mëposhtme, mos harroni që çdokush ka individualitetin e tij. Këto ushqime mund të nxisin aknet tek disa njerëz dhe tek disa të tjerë jo.
Çfarë duhet të shmangni në tërësi nëse vuani nga yndyra e tepërt në flokun, fytyrën dhe trupin tuaj?
Kafenë dhe ushqimet e gatshme
Ushqimet me përmbajtje jodi
Sasite e mëdha të jodit përkeqësojnë çdo tip akne, sidomos aknen cistike.
Ushqimet e skuqura
Sheqerin
Ekziston nje lidhje e njohur midis rezistencës ndaj insulines dhe aknes. Pakësimi i sheqerit që merrni, pakëson edhe insulinën, rezistencën e për pasoje edhe aknen.
Bulmetin
Eshtë i njohur ndikimi i qumështit dhe yndyrnave të tij në lëkurën akneike. Ndaj rekomandohet konsumimi i kosit me pak yndyrë!