MENU
klinika

Gates: Duhen fabrika prodhimi masiv

“Nuk ka normalitet para vaksinimit”

06.04.2020 - 14:47

             Mund të kthehemi plotësisht në normalitet, vetëm pasi të jetë aprovuar vaksina kundër koronavirusit dhe kjo, në shkallë globale, sipas bashkëthemeluesit të “Microsoft”, filantropit Bill Gates.

Vaksinën kundër virusit, nuk pritet ta kemi deri para vitit të ardhshëm.

”Duhet shpejtuar për një vaksine të re, për të mundësuar një miliard doza, sa më shpejt të jetë e mundur” – ka thënë ditën e djeshme Gates, në një intervistë për ”Fox News”.

”Vendet e zhvilluara si SHBA-ja, herët a vonë do të jenë në gjendje ta luftojnë virusin, por kjo duhet të arrihet në mbarë globin” – ka shtuar ai.

“Asgjë nuk ka për të qenë normale, derisa të kemi një vaksinë dhe për të gjithë botën”, – theksoi Gates, për ”Fox News”.

Të enjten, Gates i bëri thirrje qeverisë amerikane, për ndërtimin e fabrikave që do të prodhojnë vaksinat në luftën kundër virusit.

”Kjo mund të çojë në humbjen e miliona dollarëve, pasi disa vaksina, me siguri nuk do të nevojiten kurrë”, – pranoi Gates, në blogun e tij, GatesNotes.

”Asnjë kompani private, nuk mund ta marrë përsipër këtë rrezik, por do të ishte mënyra e vetme për të siguruar prodhimin e vaksinës në masë”- ka thënë bilioneri amerikan.

Fondacioni ”Gates”, që financon kryesisht programe shëndetësore, tashmë ka siguruar 105 milionë dollarë për të luftuar pandeminë.

Mes të tjerash, në një bisedë shumë të ndjekur për TED, më 2015, Gates tha, se kërcënimi më i madh në botë, ishte pandemia.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!