MENU
klinika

“Pavarësisht situatës së jashtëzakonshme…”

Rama publikon shifrat zyrtare: Ja çfarë ndodhi në mars të 2020-ës

01.04.2020 - 16:08

Kryeministri Edi Rama shkruan në “Facebook” se pavarësisht situatës së jashtëzakonshme, gjatë muajit mars të vitit 2020 ka 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasur me marsin 2019.

Ndërsa thekson se askush nuk e parashikon dot se sa do të zgjasë lufta, kreu i qeverisë shkruan se “Deri tani, falë punës së admirueshme në fshat, ku edhe rreziku është i ulët dhe lejeve të punës për zinxhirin e aktivitetit prodhues, grumbullues e shpërndarës, konstatojmë me gëzim se qëndrueshmërinë e sektorit në tërësi – ndonëse ka një çekuilibrim të tregut për disa produkte të caktuara që mbetet një problem i krijuar nga lufta”.

Mesazhi i Ramës:

SHIFRA ZYRTARE DHE FAKTE NGA PUNA NË FSHAT

Edhe pse në një situatë të jashtëzakonshme aktiviteti në sektorin bujqësor vijon, madje sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Doganave, vetëm gjatë muajit mars 2020 kemi 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasur me marsin 2019.

Edhe tre muajt e parë të këtij viti janë me rritje krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Askush nuk e parashikon dot se sa do të zgjasë lufta. Deri tani, falë punës së admirueshme në fshat, ku edhe rreziku është i ulët dhe lejeve të punës për zinxhirin e aktivitetit prodhues, grumbullues e shpërndarës, konstatojmë me gëzim se qëndrueshmërinë e sektorit në tërësi – ndonëse ka një çekuilibrim të tregut për disa produkte të caktuara që mbetet një problem i krijuar nga lufta.

Fermerët dhe blegtorët do të vijojnë punën normalisht, duke iu përshtatur me vetëdije e këmbëngulje, masat individuale mbrojtëse ndaj armikut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Bonus 1000 euro për mjekët, 500 për infermierët që shërbejnë…."

“Kjo është luftë”, Rama: Do mbyllim disko, pube dhe palestra