MENU
klinika

Cili është shkaku?

Shtyhet dueli i shumëpërfolur i UFC-249

10.04.2020 - 19:03

U mendua se artet marciale mikse do të sfidonin COVID-19, por jo. Eventi i shumëpërfolur UFC-249 është shtyrë dhe nuk do të zhvillohet më 18 prill, sipas planifikimit. Ende nuk ka një datë se kur do të zhvillohet.

Ky event duhej të zhvillohej në “Tachi Palace Casino Resort”, në Kaliforni, por presidenti Dana White nuk ka mundur të arrijë në kohë një marrëveshje. Sipas mediave amerikane, shkak është bërë kompania televizive ESPN, që ka ndërhyrë për anullimin e eventit, ashtu sikurse ka ndodhur në të gjitha sportet në Amerikë, që janë ndërprerë.

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka konrmuar se do të përpiqet të organizojë sa më shpejt këtë event apo atë UFC-250, që zhvillohet në maj. Ai ka falënderuar Tachi Palace Casino Resort”, në Kaliforni për mbështetjen, duke premtuar se do të zhvillojë aty një tjetër event.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN