MENU
klinika

Sezoni nis në Austri?

Shtyhet gara e dhjetë në Formula 1

27.04.2020 - 11:22

Nuk ka paqe për sezonin e ri të botërorit të Formula 1. Shtyrjeve dhe pezullimeve i është shtuar dhe Çmimi i Madh i Francës, duke e dërguar në 10 numrin e garave që nuk do të zhvillohen të paktën në datën e programuar.

Ndërmarrja e masave nga ana e presidentit Emmanuel Macron për të mos lejuar zhvillimin e ngjarjeve të mëdha, mes të cilave edhe ato sportive, deri në mesin e korrikut shtyu FIA-n që të marrë një vendim të tillë.

“Gara e Formula 1 e programuar për t’u zhvilluar më 28 qershor është shtyrë. Shëndeti dhe siguria e spektatorëve, partnerëve dhe të gjithë atyre që përfshihen në Formula 1 është përparësi. Drejtuesit e pistës Le Castellet mbështetin vendimet e marra nga Qeveria Franceze” – thuhet në vendimin e FIA-s.

Të shumtë kanë qenë ata tifozë që tashmë e kishin prerë një biletë për të ndjekur nga afër këtë Çmimin të madh, por drejtuesit e garës kanë siguruar rimbursim të tyre. Gjithashtu, do të rimbursohen edhe ato tifozë që kishin promotuar hotel në afërsi të pistës vetëm e vetëm për të qenë prezent në shkallët e impiantit.

Shtyrja e Çmimit të Madh të Francës favorizon Austrinë, që mund të mirëpresë garën e parë të sezonit të Formula 1. Austria është ndër vendet e para europiane që ka nisur të lehtësojë masat dhe është gati për të pritur garat e Formula 1.  Drejtuesit e FIA-s kanë nisur bisedime të vazhdueshme me emisarë të pistës, teksa besohet se gara mund të zhvillohet, por gjithmonë pas dyerve të mbyllura.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shtyhen edhe 3 gara të tjera

Formula 1 drejt mbylljes për këtë sezon

Janë anuluar dhe shtyrë 9 gara

Ish-presidenti i FIA-s: Anuloni Formula 1!