MENU
klinika

Janë anuluar dhe shtyrë 9 gara

Ish-presidenti i FIA-s: Anuloni Formula 1!

17.04.2020 - 12:47

Pandemia e Covid-19 ka lëkundur jo pak planet e drejtuesve të Formula 1. Kompeticioni më i rëndësishëm i garave duhej të kishte startuar prej muajit mars, por edhe pse kanë kaluar shumë javë, ende nuk e ka zhvilluar Çmimin e parë të madh për vitin 2020.

Madje deri më tani janë anuluar ose shtyrë nëntë gara, nga 22 që janë në total. Kjo ka tërhequr vëmendjen e ish presidentit të FIA-s, Maks Mosley. Ish kreu më i lartë i FIA-s gjatë viteve 1993-2009, tha për agjensinë e lajmeve gjermane DPA se kjo situatë shton akoma dhe më shumë enigmat në kokën e pilotëve dhe skuderive pjesëmarrëse që tashmë janë vënë në pritje të lajmeve të reja.

Mosley është i vetëdijshëm se kjo situatë nuk është aspak në favorin e FIA-s, përkundrazi, fatura financiare është tepër e lartë. Gjithsesi, ai shton se anulimi i sezonit do të shkaktonte efekt pozitiv edhe te tifozët e tij.

Duke ju referuar kalendarit aktual, sezoni i ri i Formula 1 mund të nis me Çmimin e Madh të Francës, programuar për në muajin qershor. Por vendimi i presidentit të vendit Emmanuel Macron për të zgjatur ndalimin e tubimeve masive deri në mesin e muajit korrik, shkakton akoma dhe më shumë konfuzion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN