MENU
klinika

Nga 22 gara, duhen 14

Në dyshim edhe Belgjika, Formula 1 drejt mbylljes

16.04.2020 - 16:32

Pas Çmimit të Madh të Francës, që duhet të zhvillohej më 28 qershor, Formula 1 rrezikon edhe garën e 30 gushtit në Belgjikë. E gjitha kjo pas ky vend shpalli ndalimin e të gjitha tubimeve masive deri më 31 gusht. Në këtë afat kohor përfshihet edhe Grand Prix, e cila është planifikuar të zhvillohet në 30 gusht në pistën e njohur Spa.

Belgjika ka një popullsi prej 11 milionë njerëz, por deri tashmë kanë humbur jetën 4,400 vetë nga koronavirusi gjatë pandemisë. Një shifër shumë e lartë në krahasim me popullsinë. Një raport prej 370 humbje jete nga koronavirusi për 1 milion njerëz, ku vetëm vetëm Spanja i kalon, e cila qëndron në 390 vdekje për 1 milion njerëz.

Formula 1 Suzuka

Deri më tani janë anuluar ose shtyrë 9 gara të Formula 1. Organizatorët e garave automobilistike janë vënë në siklet dhe tashmë sytë janë në pistën e Austrisë, aty ku pritet të nisë sezoni i ri i Formula 1 më 5 korrik. Ose më e keqja, në Silvestone të Anglisë dy javë më vonë, më 19 korrik. Nëse Formula 1 nuk do të niste në korrik, ky sezon do të anulohej fare, pasi nga 22 gara të këtij kampionati, do të ishte e pamundur të zhvilloheshin 14 të tilla për t’u quajtur sezoni i rregullt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shtyhen edhe 3 gara të tjera

Formula 1 drejt mbylljes për këtë sezon