MENU
klinika

Shkon në 8 numri

Shtyhet një tjetër garë e Formula 1

23.03.2020 - 13:55

Formula 1 shtyn edhe garën e Azerbajxhanit. Pas diskutimeve të FIA-s, dhe Qeverinë së Republikës së Azerbajxhanit, qarku i qytetit të Baku ka njoftuar sot shtyrjen e Grand Prix të Azerbajxhanit për vitin 2020.

Kjo vjen si rezultat i drejtpërdrejtë i pandemisë globale COVID-19 dhe është mbështetur tërësisht në udhëzimet e ekspertëve të dhëna nga autoritetet përkatëse. Gara e Bakusë do të zhvillohej në datat 5 deri më 7 qershor.

Të gjitha biletat do të vazhdojnë të jenë të vlefshme, pa ndonjë formalitet shtesë. Sapo të konfirmohet data e re, të gjithë spektatorët do të informohen në përputhje me rrethanat për opsionet e disponueshme, si për ata që kanë blerë biletat e tyre përmes faqes së internetit të qytetit të Baku.

Për shkak të coronavirus, të gjitha rregullat e reja të Formula 1, që do të aplikoheshin në vitin 2021 do të shtyhen për një vit. Pra, ndryshimet që ishin planikuar për sezonin e ardhshëm, do të aplikohen në vitin 2022. Nuk dihet ende nëse do të nisë botërori 2020 apo jo, ndërkohë që deri më tani janë anuluar 8 gara: Australia, Bahrein, Kina, Vietnami, Holanda, Spanja, Montecarlo dhe së fundmi Azerbajxhani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shtyhen edhe 3 gara të tjera

Formula 1 drejt mbylljes për këtë sezon