MENU
klinika

Britania porosit 10 mijë njësi

Luftë COVID-19, Mercedes prodhon pajisje respiratore

08.04.2020 - 15:56

Personeli mjekësor në mbarë botën po përballet me një prej situatave më të vështirë në historinë e saj. Shpërthimi i koronavirus ka prekur rreth 1.2 milionë njerëz nga e gjitha bota, me spitalet që tashmë po pranojnë të infektuar mbi kapacitetin e tyre.

Për t’u ardhur në ndihmë ka menduar edhe skuaderia gjermane e Formula 1, Mercedes. Në bashkëpunim me Kolegjin Universitar të Londrës, Mercedes ka nisur prodhimin e pajisjeve respiratore për t’i ardhur në ndihmë stafin për luftimin me koronavirus.

Pajisja ndihmon pacientët me infeksione të mushkërive të marrin frymë më lehtë, pasi deri më tani një maskë oksigjeni është e pamjaftueshme për t’i shpëtuar jetën pacientit. Respiratori i prodhuar nga Mercedes shërben për 70% oksigjen te pacienti dhe do të implementohet te personat që janë të sëmurë më rëndë.

lewis hamilton mercedes

Pajisja mori aprovimin për t’u vënë në dispozicion të stafit mjekësor javën e kaluar dhe që prej asaj dite, inxhinierët e Mercedes po prodhojnë mbi 1 mijë copë në ditë. Qeveria britanike ka kërkuar të paktën 10 mijë respiratorë për të përballur fluksin e pacientëve, teksa Mercedes ka premtuar se shpërndarja e pajisjeve do të shpërndahet më pas në të gjithë botën.

Iniciativës së Mercedes i janë bashkuar edhe skuderi të tjera të Formula 1 me qendër në Britani, si Hass, Reno dhe Williams, të cilët po shfrytëzojnë aftësitë e inxhinierëve të tyre për t’i bërë ballë luftës me koronavirus.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shtyhen edhe 3 gara të tjera

Formula 1 drejt mbylljes për këtë sezon