MENU
klinika

Franca pa evente deri në korrik

Shtyhet “Tour de France” dhe Formula 1

14.04.2020 - 13:49

“Tour de France” do t’i duhet të gjejë data të reja. Turneu më i rëndësishëm i çiklizmit ishte planikuar të mbahet nga 27 qershori deri më 19 korrik, por duke parë situatën, organizatorët duhet të mblidhen për të vendosur një datë të re.

Presidenti francez Emmanuel Macron e bëri të qartë se vendi do të jetë që deri në mesin e korrikut nuk do të zhvillohen evente të mëdha, qofshin këto koncerte, shfaqje apo gara sportive, ku përfshihet edhe gara e famshme çiklistike, simbol në botë.

Situatë e ngjashme edhe në kalendarin e Formula 1, që pëson një tjetër dështim sezonin e vitit 2020. Çmimi i Madh i Formula 1 në Francë, programuar për t’u mbajtur më 29 qershor, ka shumë gjasa të shtyhet. Kjo do të shtojë hallet në planet e FIA-s. Deri më tani, 9 garat e para të sezonit janë shtyrë ose anuluar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak