MENU
klinika

20 vjet më parë

Si koronavirusi po vë në provë sistemin që Putini krijoi…

10.04.2020 - 15:32

Rusia është shumë e rrezikuar nga koronaviusi pasi ndan një kufi shumë të gjatë me Kinën/ Azinë. Megjithatë, shumë nga reagimet e saj zyrtare janë të ngjashme me ato në Shtetet e Bashkuara.

Qytetarëve u thuhet të izolohen. Përgjegjësitë, autoriteti dhe rëndësia e re publike u shpërndahen guvernatorëve rajonalë dhe kryetarëve të qyteteve të mëdha, veçanërisht Sergei Sobyanian, kryetari i Moskës.

Dhe drejtuesit në të gjitha nivelet papritmas mbështeten tek mendimi i ekspertëve të autoriteteve mjekësore dhe specialistëve të tjerë.

Por në këtë moment të historisë ruse, diçka tjetër është duke u testuar: jo vetëm udhëheqja personale e Vladimir Putin, por efikasiteti i sistemit politiko-administrativ që ai ka krijuar që nga viti 2000.

Megjithëse Putini dhe sistemi i tij janë përballur me kriza të mëparshme, në veçanti, Lufta Çeçene, kjo është edhe më serioze.

Kriza shëndetësore gjithashtu vjen në mes të një diskutimi kombëtar se si, jo nëse, Putin do të mbetet lideri numër 1.

Zgjidhjet e ndryshme po diskutohen, përfshirë ndryshimet kushtetuese dhe nëse ndryshimet e tilla do të kërkojnë një referendum kombëtar, dhe në të vërtetë votimi mund të zhvillohet duke pasur parasysh krizën shëndetësore.

Edhe çështje më të rëndësishme po diskutohen momentalisht. Si, për shembull, a do t’i fuqizonte më tej planet e ndikimit të Putinit për demokratizimin e sistemit politik duke transferuar më shumë fuqi nga Kremlini tek parlamenti (Duma).

Sido që të jetë rezultati, vërehet se asnjë figurë publike, përfshirë opozita, nuk duket të jetë në gjendje të imagjinojë një alternative tjetër veç Putinit në këtë kohë.

As roli i Shteteve të Bashkuara nuk mungon.

Gjithnjë e më shumë, figurat publike ruse janë duke bërë thirrje për një aleancë si ajo në Luftën e Dytë Botërore kundër fashizmit.

Por edhe nëse Presidenti Trump do e kuptonte këtë domosdoshmëri dhe do të kërkonte të vepronte, ashtu siç duhej, nuk është e qartë se do të lejohej ta bënte këtë.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarat e Sekretarit amerikan të mbrojtjes

“Rusia nuk mund ta zëvendësojë kurrë SHBA-në”

Haradinaj flet për “Zërin e Amerikës”

“Nuk fshihem pas SHBA-së, kur bëj punë të liga”


Zotimi i presidentit të zgjedhur mund të ndajë familje dhe të ndikojë në biznese amerikane

Kush janë imigrantët që mund të preken nga plani i Donald Trump për dëbime masive?

Cilët janë 9 gjeneralët e vrarë që nga fillimi i luftës

Vrasja e Kirillov hap edhe një herë “Kutinë e Pandorës”

Analistët “varrosën” planin e Putinit

Rusët “në delir”, do të shpallin fitoren në 2025

Arrestimet, sabotimet dhe shtypja e disidencës

Njësia speciale që “e bën” Rusinë të funksionojë